KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ndërron jetë gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

Ndërron jetë gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

Ka ndërruar jetë gazetarja Shukran Nobërdali-Qyqalla, e cila për vite me radhë ishte pjesë e Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

E ndjera ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku u angazhua si gazetare në Redaksinë informative.

Ajo njihej gjithashtu si autore dhe moderatore e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e udhëhoqi me përkushtim për më shumë se dy dekada.

Kontributi i saj në gazetari dhe informim publik është vlerësuar ndër vite, veçanërisht në trajtimin e temave që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e enjte) në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Dragodan, në Prishtinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.