KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

AUV parandaloi rrezikun e futjes së sëmundjeve infektive në Maqedoni

AUV parandaloi rrezikun e futjes së sëmundjeve infektive në Maqedoni

Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se në vendkalimin kufitarë Qafë Thanë ka ndaluar transportimin e lëkurës transit nëpër Maqedoni.

“Si pjesë e kontrolleve të intensifikuara në pikat kufitare, veterinerët zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, reaguan në kohën e duhur dhe refuzuan një ngarkesë prej mbi 10 ton lëkurë qengji me origjinë nga Republika e Shqipërisë, e cila duhej të kalonte tranzit nëpër vendin tonë.

Dërgesa u kthye në përputhje me masat parandaluese të miratuara për t’u mbrojtur nga përhapja e sëmundjes Murtaja e Kafshëve të Vegjla, e cila është e pranishme në Shqipërinë fqinje.

Me këtë vendim, AUV-ja tregoi edhe një herë një nivel të lartë profesionalizmi dhe gatishmërie për parandalimin në kohë të rreziqeve të mundshme shëndetësore. Me këtë aktivitet, AFV-ja konfirmoi edhe një herë rolin e saj kyç si mbrojtëse e shëndetit publik, sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së prodhimit vendas”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.