Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, doganierët e Maqedonisë sekuestruan 12.5 ton fruta dhe perime të padeklaruara, me vlerë 1.4 milionë denarë, përfshirë avokado, speca djegës, brokoli, luleshtrydhe, kivi dhe kërpudha.
Kundër personit që tentoi kontrabandën është ngritur kallëzim penal për “kontrabandë”.
“Doganarët në pikën kufitare Bogorodicë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të 12,5 tonëve fruta dhe perime, me vlerë të përgjithshme prej 1,4 milionë denarësh. Gjatë kontrollit të mallrave në procedurë tranziti, janë zbuluar 750 kg mall të padeklaruar, përfshirë mbi 3 ton avokado, 2,5 ton speca djegës, 600 kg brokoli, 2,3 ton luleshtrydhe, 3,3 ton kivi dhe 40 kg kërpudha, të cilat nuk ishin deklaruar në dokumentacionin doganor.
Mallrat e padeklaruara, që i dyshuari kishte tentuar t’i kontrabandojë, janë konfiskuar, ndërsa ndaj tij, nga Departamenti i Hetimeve, është ngritur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë””, thonë nga Drejtoria e Doganave.