Ema Modric, vajza e futbollistit të njohur Luka Modric, ka fituar trofeun e saj të parë si lojtare e AC Milan.
Në finalen e Garino Cup, një turne për vajza nën moshën 13 vjeç, Ema dhe skuadra e saj triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Interit, duke siguruar titullin kampion.
Ajo kontriboi gjithashtu me një gol në fitoren në çerekfinale kundër Sassuolo, ndërsa në gjysmëfinale ekipi i saj mposhti Juventus.
Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, Luka Modric e ndoqi ndeshjen e vajzës së tij 12-vjeçare përmes Facebook-ut, për shkak të angazhimeve profesionale.
Ndërkohë, skuadra e tij luante derbin në Napoli, ku u mposht me rezultat 1:0.
Triumfin e Emës e ndoqën nga afër edhe pjesëtarët e tjerë të familjes Modric, përfshirë vëllain Ivano dhe motrën Sofia.
Gazetari i Gazzettas, Luca Bianchin, publikoi një fotografi të Emës, duke theksuar se ajo ka të njëjtën buzëqeshje si babai i saj i famshëm. /Telegrafi/