KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Skizofreni e lehtë”, bashkëshortja e zbulon diagnozën e Tyson Furyt: Isha shumë e frikësuar për të

“Skizofreni e lehtë”, bashkëshortja e zbulon diagnozën e Tyson Furyt: Isha shumë e frikësuar për të

Një prej boksierëve më të famshëm të botës, Tyson Fury, ka vendosur të tregojë anën më të dhimbshme të jetës së tij.

Në dokumentarin e ri të Netflixit, ai dhe bashkëshortja Paris rrëfejnë betejën me problemet e shëndetit mendor, të cilat për pak sa nuk ia shkatërruan karrierën dhe jetën personale.

Paris tregon se shenjat e para i kishte vërejtur që në rininë e tyre.

“Kur ishim bashkë, vëreja dallime në mënyrën se si funksiononte mendja e tij. Nuk kishte vetëm një personalitet. Kishte ngritje dhe rënie, ishte gjithmonë sikur të ishte një person tjetër”, kujton ajo.

Gjendja e Furyt u përkeqësua pas triumfit ndaj Klitschkos. Ai kishte filluar të dëgjonte zëra dhe të besonte se dikush dëshironte ta vriste.

Pas vizitave te psikiatri, mjekët identifikuan disa probleme, përfshirë depresionin, ankthin dhe çrregullimin bipolar.

“Ai është një person me skizofreni të lehtë”, zbuloi Paris, duke treguar se fillimisht nuk e kishte kuptuar seriozitetin e diagnozës.

Edhe babai i tij, John Fury, pranon se në të kaluarën nuk kishte ditur si t'i trajtonte problemet e të birit.

“Nuk doja ta shihja djalin tim në depresion. Nëse e vëreja, nuk i kushtoja shumë rëndësi. Tani e kuptoj se është një sëmundje e tmerrshme. Edhe unë vuaj prej saj”, rrëfen ai.

Tyson, ndërkohë, tregon se kthesa erdhi në një moment kur vendosi të kërkonte ndihmë.

“U gjunjëzova dhe iu luta Zotit: Nuk mund ta bëj më këtë i vetëm. Kam nevojë për ndihmën tënde”, kujton boksieri, duke e cilësuar atë moment si fillimin e rikthimit të tij në jetë dhe në ring.

Dokumentari publikohet më 27 nëntor, ndërsa Fury përgatitet për duelin e shumëpritur me Anthony Joshuan, të planifikuar për 11 dhjetor në Cardiff. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.