KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hansi Flick iu bën të qartë lojtarëve të Barcelonës: Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ta sigurojmë qysh në ndeshjen e parë

Hansi Flick iu bën të qartë lojtarëve të Barcelonës: Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ta sigurojmë qysh në ndeshjen e parë

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick dëshiron që skuadra e tij ta “mbyllë” që në ndeshjen e parë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid në “Camp Nou”.

Sipas raportimeve nga “El Chiringuito”, tekniku gjerman e konsideron vendimtare që Barcelona të marrë një avantazh të madh që në shtëpi, për të shmangur komplikimet në ndeshjen e kthimit.

Brenda klubit ekziston shqetësim i madh për sfidën në “Wanda Metropolitano”, ku atmosfera dhe intensiteti i Atletico Madridit pritet të jenë një provë shumë e vështirë. Për këtë arsye, katalanasit nuk duan ta lënë kualifikimin të hapur para udhëtimit në Madrid.

Qasja e Flick është e qartë: dominim që në fillim dhe ndërtimi i një epërsie vendimtare në ndeshjen e parë. Me mungesa të rëndësishme në mesfushë dhe një kalendar të ngjeshur, Barcelona e sheh këtë përballje si një moment kyç në sezonin evropian.

Nëse plani i Flick funksionon, Barcelona mund të hedhë një hap të madh drejt gjysmëfinales që në “Camp Nou”, përpara një sfide si mysafir që pritet të jetë shumë më e komplikuar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.