KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një i arrestuar për drogë në Istog – konfiskohen kokainë, para dhe pajisje të dyshimta

Një i arrestuar për drogë në Istog – konfiskohen kokainë, para dhe pajisje të dyshimta

Një person është arrestuar nga policia për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve pas një kontrolli të kryer nga njësiti policor.

Rreth vendit të quajtur Rruga “2 Korriku”, njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të drejtuar nga i dyshuari mashkull.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit kokainë, e ndarë në 31 paketime të vogla.

Pas këtij kontrolli, njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës (DHTN) ka bastisur dyqanin dhe banesën e të dyshuarit, ku është gjetur edhe një qese tjetër me të njëjtën substancë narkotike.

Në vendin e punës të të dyshuarit janë kontrolluar dollapët që i përdorte personalisht, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Sasia totale e kokainës së konfiskuar ka qenë 17.4 gram. Përveç kësaj, janë sekuestruar edhe një veturë, një telefon i llojit iPhone 17 Pro, shuma prej 3.475 euro dhe një peshore elektronike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.