Shpëtimi i një piloti amerikan në një pjesë të largët të Iranit është shembulli më i fundit i misioneve komplekse për të gjetur dhe nxjerrë personelin ushtarak të bllokuar thellë në territorin armik.
Një nga më të famshmit ishte shpëtimi i pilotit amerikan Scott O’Grady, i cili u fsheh për gjashtë ditë në male pasi aeroplani tij F-16 u rrëzua nga forcat serbe mbi Bosnjë në vitin 1995, shkruan CNN.
Në një intervistë të vitit 2015 me CNN, ai kujtoi se si menjëherë pas uljes e hodhi parashutën, mori pajisjet e mbijetesës dhe iku në pyll.
Ai lëvizte natën, herë pas here duke përdorur radion për të thirrur ndihmë.
Luftonte me kushtet e lagështa, etjen dhe urinë. Hëngri milingona dhe bimë dhe piu ujin që kishte në çantën e tij të emergjencës derisa ai mbaroi në ditën e katërt.
Në ditën e gjashtë, arriti të vendoste kontakt me një aeroplan tjetër amerikan, pas të cilit nisi një operacion shpëtimi.
Katër helikopterë të Marinës hynë më shumë se 120 kilometra thellë në territorin armik, ndërsa rreth 40 aeroplanë të tjerë siguruan zonën.
Të nesërmen në mëngjes, forcat amerikane e gjetën O’Gradyn duke vrapuar në pyll, me armë në dorë.
I uritur dhe i dehidratuar, piloti u fut në një helikopter CH-53E Super Stallion, që ishte sulmuar nga zjarri armik gjatë ngritjes. /Telegrafi/