KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Selin shpallet finalistja e parë e Big Brother VIP Albania

Selin shpallet finalistja e parë e Big Brother VIP Albania

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania ka sjellë emocionet e para të finales, teksa është shpallur finalistja e parë e këtij edicioni.

Pas një televotimi të fortë përballë Brikenës, publiku ka vendosur që Selini të jetë ajo që siguron vendin në finale.

BBVA/YouTube

E konsideruar si një nga lojtaret më të forta brenda shtëpisë, Selini ka arritur të fitojë mbështetjen e publikut falë qëndrimit të saj të drejtpërdrejtë dhe përfshirjes në momentet kyçe të lojës.

Rruga e saj drejt finales ka qenë e mbushur me sfida, por ajo ka ditur t’i përballojë me vendosmëri.

Nga ana tjetër, Brikena mbetet një konkurrente që ka dhënë shumë në këtë edicion, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes për dinamikat dhe raportet e saj brenda shtëpisë.

Me shpalljen e Selinit si finaliste e parë, gara tashmë hyn në një fazë edhe më të fortë, ku priten surpriza dhe emocione të tjera deri në finalen e madhe. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.