KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Golin ia dedikoj Kosovës dhe Shqipërisë”, Vedat Muriqi sërish kërkon falje për shqiptarët pas eliminimit të dhimbshëm nga Turqia

“Golin ia dedikoj Kosovës dhe Shqipërisë”, Vedat Muriqi sërish kërkon falje për shqiptarët pas eliminimit të dhimbshëm nga Turqia

Ylli i Mallorcas Vedat Muriqi ia ka dedikuar golin të gjithë shqiptarëve si dhe kërkoi sërish falje pasi Kosova dhe Shqipëria nuk arritën ta sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026.

Muriqi ishte heroi për Mallorcan, për ta shënuar golin e fitores ndaj Real Madridit.

Në një intervistë për “DigitALB”, Muriqi shfryëtzoi rastin për të kërkuar sërish falje si dhe t’ia dedikon golin tërë shqiptarëve.

“Dedikimi i golit për? Për Kosovën, për shtetin tim. Për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që na përkrahën. Më vjen keq që nuk mundëm të kualifikohemi si Kosova ashtu edhe Shqipëria, por shpresoj ndonjë herë tjetër”.

Ai ndër të tjera shtoi se kishte nevojë për këtë gol pas tërë kësaj “historie” që ndodhi së fundmi me tifozin e Kosovës.

“Vij nga udhëtimi, isha pak i lodhur. Kisha javë shumë emocionale. Pata telashe pas finales me Turqinë siç e keni parë në media, nuk dua të flasë më shumë, dua ta mbyll këtë temë”.

“Më duket se kisha pas nevojë për këtë gol, morëm tre pikë dhe jam shumë i lumtur”.

Ndërkohë, për Muriqin ky ishte goli i 19-të në La Liga këtë edicion./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.