KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vjen reagimi i parë i u.d presidentes, Albulena Haxhiu: Do të garantoj funksionim të pandërprerë të institucioneve

Vjen reagimi i parë i u.d presidentes, Albulena Haxhiu: Do të garantoj funksionim të pandërprerë të institucioneve

Pas marrjes së detyrës së Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë reagimin e saj të parë për publikun.

Në një postim në Facebook, Haxhiu theksoi se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues.

“Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues”.

Ajo nënvizoi gjithashtu se mekanizmat kushtetues të vendit sigurojnë vazhdimësi dhe stabilitet institucional, dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afateve kushtetuese.

Haxhiu përfundoi mesazhin duke falënderuar ish-presidenten, Vjosa Osmani, për shërbimin e saj ndaj vendit dhe duke i uruar suksese në rrugëtimin e saj të ardhshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.