KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vendos goli i Muhamet Hysenit, Llapi fiton ndaj Ferizajt

Vendos goli i Muhamet Hysenit, Llapi fiton ndaj Ferizajt

Llapi i është kthyer fitoreve për të triumfuar në shtëpi ndaj Ferizajt, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës arkëtoi pikët e plota me rezultat minimal 1-0.

Autori ishte qendërsulmuesi Muhamet Hyseni, i cili me një goditje precize e mposhti portierin mysafir (43′).

Llapi në përgjithësi kishte rastet më të mira në këtë sfidë, por që edhe Ferizaj lehtë mund ta ndëshkonte me disa kundërsulme.

Pas kësaj fitore, Llapi qëndron në pozitën e tetë me 32 pikë, aq pikë sa ka edhe Ferizaj në pozitën e shtatë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.