KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjatë 24 orëve janë privuar nga liria 15 shoferë

Gjatë 24 orëve janë privuar nga liria 15 shoferë

Gjatë 24 orëve të fundit (03/04 – 04.04.2026), në gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 10 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi në disa qytete, përfshirë Shkupin, rrugën rajonale Shkup–Tetovë (te nyja për në fshatin Grupçin), si dhe në Gostivar, Koçan dhe Kërçovë.

Ndërkohë, katër shoferë janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në Shkup, Kavadar dhe Makedonska Kamenicë. Një tjetër rast është regjistruar në Kërçovë, ku një shofer ka drejtuar automjet edhe pse kishte ndalim për drejtim të mjeteve të kategorisë B.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, gjatë ndalimit apo nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.