KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çështja e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku pritet të takohen të hënën

Çështja e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku pritet të takohen të hënën

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, gjersa pritet të ketë edhe takime mes liderëve partiakë në përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Tashmë po kalojnë ditët pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 25 mars 2026. Me këtë vendim, Kushtetuesja ka dhënë 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit.

Takime pritet të ketë javën e ardhshme, saktësisht të hënën.

Telegrafi merr vesh se kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi pritet të mbahet në ora 11:00, në Kuvend.

Ndryshe, sot presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin, duke ia dorëzuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet sot, në ora 16:00. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.