KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Projektligji për Çmimet Tavan dhe Sigurimet Shëndetësore, Kurti: Uroj që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë

Projektligji për Çmimet Tavan dhe Sigurimet Shëndetësore, Kurti: Uroj që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sërish ka folur për Projektligjin për çmimet tavan dhe atë për sigurimet shëndetësore.

Këto dy ligje janë miratuar të premten në Qeverinë e Kosovës, ndërkaq Kurti uron që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë.

“Projektligji për Çmimet Tavan dhe Sigurimet Shëndetësore. Këto dy projektligje tejet të rëndësishme e shumë të nevojshme i miratuam në Qeveri dje. I kishim miratuar edhe në mandatin e kaluar, por të dy këto i kontestuan në Gjykatë Kushtetuese për t’i zhagitur deri tash.

Miratuam Projektligjin për Çmimet Tavan, jo për të penguar rritjen e zhvillimin e askujt, por për të evituar keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve.

Miratuam edhe Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore, që është jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike. Urojmë që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.