KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Ndërhyrje në terren në dy akse rrugore, Ministria: Situata nën kontroll

​Ndërhyrje në terren në dy akse rrugore, Ministria: Situata nën kontroll

Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan – Stanqiq është evidentuar erodim i dheut, ndërsa në aksin Pejë – Rugovë ka pasur bllokim të rrugës nga rrëshqitja e gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëri të ditur se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.

“Në aksin Pejë – Rugovë, për gurin me përmasa të mëdha është konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njërës korsi, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet tona janë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e plotë të situatës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha segmentet rrugore”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.