KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Radhën e kanë urat, pastaj centralet elektrike të Iranit

Trump: Radhën e kanë urat, pastaj centralet elektrike të Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar një mesazh të ri në Truth Social, duke thënë se ushtria “ende nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran”.

Presidenti amerikan më pas kërcënoi se do të shkatërrojë edhe më shumë ura, pas sulmit të djeshëm mbi urën B1 që lidh Teheran me Karaj, një nyje e rëndësishme infrastrukturore që shërben si lidhje kryesore rrugore dhe ekonomike mes kryeqytetit dhe zonave përreth.

Sipas raportimeve, goditja në këtë urë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ka ndërprerë përkohësisht qarkullimin në një nga akset më të frekuentuara në vend.

Lideri amerikan më pas përmendi edhe furnizimin me energji elektrike të Iranit si objektiv të mundshëm.

“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja (pa asnjë krahasim!) kudo në botë, ende nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Radhën e kanë urat, pastaj centralet elektrike! Udhëheqja e regjimit të ri e di çfarë duhet bërë, dhe kjo duhet bërë SHPEJT!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Izraeli dhe SHBA-ja ka mbi një muaj që ka nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit, e cila supozohet se është afër krijimit të bombës bërthamore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.