KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Nëse s’ka marrëveshje me Iranin, fajtor JD Vance – në rast të kundërt, unë jam më meritori

Trump: Nëse s’ka marrëveshje me Iranin, fajtor JD Vance – në rast të kundërt, unë jam më meritori

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me negociatat për marrëveshjen me Iranin.

Sipas tij, nëse marrëveshja nuk arrihet, fajin do ta mbajë zëvendëspresidenti JD Vance, ndërsa nëse ajo realizohet, Trump tha se do të marrë “të gjitha meritat”.

“Nëse marrëveshja me Iranin nuk ndodh, do ta fajësoj JD Vance. Nëse ndodh, do të marr të gjitha meritat”, deklaroi lideri amerikan.

Deklarata e 79-vjeçarit vjen në një moment tensioni ndërkombëtar, teksa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po përpiqen të rivendosin marrëveshjet e kontrollit bërthamor me Teheranin.

Analistët e politikës amerikane thonë se kjo qasje e 79-vjeçarit mund të ketë ndikim në marrëdhëniet e tij me udhëheqësit e tjerë brenda Partisë Republikane.

Ndryshe, Trump ka deklaruar se Iranin do ta kthejnë në “Kohën e Gurit” nëse nuk arrin marrëveshje me SHBA-në. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.