KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku: Me taksat tona po financohen narracionet e Serbisë

Çitaku: Me taksat tona po financohen narracionet e Serbisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten, pasi nuk u pranua kërkesa që draft-rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës dhe viktimave të luftës të vendosej si pikë e parë e rendit të ditës për votim.

Nisma u propozua nga deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila kërkoi që çështja të trajtohej me prioritet të plotë, duke e cilësuar si një ndër temat më të rëndësishme për Kuvendin.

Pas dështimit të arritjes së një kompromisi me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila kërkoi harmonizimin e draftit me propozimet e saj, PDK vendosi të tërheqë dokumentin dhe të largohet nga salla. Sipas Çitakut, teksti kishte qenë i dorëzuar që të mërkurën dhe kishte pasur kohë të mjaftueshme për shqyrtim.

Në një deklarim për FIVE në TV Dukagjini, Çitaku ka theksuar se Kuvendi ka dështuar të adresojë një çështje që, sipas saj, është thelbësore për shtetin.

“Nuk ka pas sot asnjë çështje me të rëndësishme, as për debat, as për diskutim e as për miratim. Historia jonë po goditet nga jashtë e fatkeqësisht disa elemente po financohen nga brenda. Sot në emër të PDK-së foli Nait Hasani, i mbijetuar i masakrës së Dubravës. Ne kemi edhe kolegë të tjerë që janë të mbijetuar të asaj masakre. Dhe me taksat tona të sponsorizohen narracionet e krijuara në Serbi është e papranueshme…”, ka thënë Çitaku.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.