KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nicola Peltz ngjall reagime me foton e fundit, fansat dyshojnë për një mesazh ndaj Victoria Beckham

Nicola Peltz ngjall reagime me foton e fundit, fansat dyshojnë për një mesazh ndaj Victoria Beckham

Nicola Peltz ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, i cili ka nxitur spekulime mes fansave për një mesazh të mundshëm ndaj vjehrrës së saj, Victoria Beckham.

Aktorja publikoi një selfie para pasqyrës, ku shfaq fleksibilitetin e saj duke realizuar një pozë të vështirë gjatë stërvitjes.

Ajo i është nënshtruar katër muajsh përgatitjeje intensive dhe një diete të rreptë për rolin e balerinës në filmin e ardhshëm Prima, duke treguar rezultatet e punës së saj me një formë fizike të admirueshme, shkruan DailyMail.

Megjithatë, ndjekësit vunë re se poza e saj i ngjante shumë pozës ikonike të Victoria Beckham, e njohur për fotografitë ku ngre këmbën lart në një kënd të drejtë.

Kjo ka bërë që disa fansa të spekulojnë se Nicola mund të ketë dashur të japë një mesazh të tërthortë, sidomos në kohën kur raportet mes familjes së Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij vazhdojnë të komentohen në media.

Victoria Beckham është bërë e famshme për këtë pozë që prej vitit 2016 dhe e ka rikrijuar disa herë ndër vite, duke e lidhur fleksibilitetin e saj me stërvitjen në balet që në moshë të re.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse postimi i Nicola-s ishte një rastësi apo një referencë e qëllimshme ndaj stilistes së njohur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.