KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ministria e Financave: Është realizuar kthimi i tatimit të solidaritetit në vlerë prej 1.219 miliardë denarëve për 119 kompani

Ministria e Financave: Është realizuar kthimi i tatimit të solidaritetit në vlerë prej 1.219 miliardë denarëve për 119 kompani

Ministria e Financave deri më tani ka kthyer rreth 20 milion euro tatim solidar ndaj 119 kompanive, të cilat kanë paguar fonde në buxhet në përputhje me Ligjin e Tatimit Solidar.

Bëhet fjalë për kompanitë të cilat gjatë vitit 2023 kanë paguar në buxhet 3 miliardë denarë në përputhje me zgjidhjen ligjore të miratuar në Kuvend, ndërsa pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, shteti kishte detyrim t’i kthejë paratë.

Në bashkëpunim me kompanitë, u përcaktua që kthimi bëhet në dy pjesë, me realizim në muajin mars 2026 dhe mars 2027.

“Kthimi i mjeteve realizohet në bazë të kërkesës së parashtruar nga kompanitë pranë Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe në bazë të Rregullores së miratuar për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për kthimin e tatimit të paguar më tepër ose gabimisht”, thonë nga Ministria e Financave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.