KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Paralajmërimet për rrezik nga Irani – vendosen pajisje të reja kontrolli në Aeroportin e Rinasit, prodhim amerikan

Paralajmërimet për rrezik nga Irani – vendosen pajisje të reja kontrolli në Aeroportin e Rinasit, prodhim amerikan

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn ka vizituar sot Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Një vizitë e tillë vjen një ditë, pasi Ambasada amerikane në Tiranë ka theksuar se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

“Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhej në njoftimin e Ambasadës të mërkurën në mbrëmje.

Ndërkaq, vizita e të ngarkuarës me punë së SHBA-ve në Tiranë vjen një ditë pas këtij njoftimi.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se në Aeroportin e Tiranës po vendosen pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara. Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.