KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Zhernovski: Sa para po humbasim për spitale, shkolla dhe reforma duke pritur hyrjen në BE

Zhernovski: Sa para po humbasim për spitale, shkolla dhe reforma duke pritur hyrjen në BE

Sekretari ndërkombëtar i LSDM-së, Andrej Zhernovski ka akuzuar kryeministrin, Hristijan Mickoski për bllokimin e procesit eurointegrues të vendit dhe se me këtë Maqedonia e Veriut po humb shumë para nga BE.

“Është katastrofike dhe për të ardhur keq të dëgjosh një deklaratë të tillë nga një kryeministër, një njeri që duhet të na shtyjë drejt BE-së. Të paktën me këtë, ai e deklaroi sinqerisht se cili është qëndrimi i tij. Meqenëse është tashmë me Orbanin, mund ta pyesë se sa para ka marrë Hungaria. Tema është se sa para po humbasim në reforma, spitale, shkolla”, thotë Andrej Zhernovski, në lidhje me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se “jemi të përgatitur të presim dekada” për hyrje në BE, sepse, siç tha ai, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese pa largpamësi.

Zhernovski thekson se Hungaria ka marrë mbi 70 miliardë euro deri më tani, mund të kishte marrë edhe më shumë, nëse fondet nuk do të ishin bllokuar për shkak të politikave të Viktor Orbanit.

“Nëse e shohim përvojën, pyeteni se çfarë është. Po izolohemi për shkak të politikës, fqinjët e tjerë po përparojnë dhe do të përfundojmë, për fat të keq, të izoluar”, tha anëtari i LSDM-së në emisionin “Direktno”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.