Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë tjetër, ndërkaq viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 06:00.
“Rr. Prishtina, Prizren / 31.03.2026 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/