Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni”ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët e rrugës “Ramush Shatrolli”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndodhë sot, më 1 prill 2026, duke filluar nga ora 09:00, për shkak të realizimit të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
“Konsumatorët e rrugës ‘Ramush Shatrolli’ do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për shkak të punimeve teknike në terren”, thuhet në njoftim.
Nga kompania bëhet e ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 16:00.
“Furnizimi me ujë për konsumatorët do të rikthehet sot me fillim nga ora 16:00. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/