KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

MINTI formon komision për verifikimin e njehsorëve elektrikë, fton qytetarët të paraqesin ankesa

MINTI formon komision për verifikimin e njehsorëve elektrikë, fton qytetarët të paraqesin ankesa

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e njehsorëve elektrikë dhe pretendimet për keqllogaritje.

Në një komunikatë zyrtare, kjo ministri bëri të ditur se, me qëllim të garantimit të transparencës, korrektësisë dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve, është themeluar një komision i posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë. Ky veprim, sipas MINTI-t, mbështetet në Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe realizohet në kuadër të përgjegjësive të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

MINTI thekson se deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keqllogaritje të njehsorëve elektrikë. Megjithatë, nga data 1 prill 2026, komisioni do të nisë verifikimet në terren për çdo rast që paraqitet nga qytetarët.

Autoritetet u bëjnë thirrje konsumatorëve që, nëse kanë dyshime për saktësinë e matjes së energjisë elektrike, të paraqesin ankesat e tyre, në mënyrë që ato të shqyrtohen nga komisioni përkatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.