Carlo Ancelotti ka bërë publike listën e Brazilit për dy miqësoret e ardhshme, me Carlos Auguston që rikthehet në përfaqësuesen e pesë herë kampionëve të botës.
Mbrojtësi i Interit është njëri prej futbollistëve që aktivizohen në Itali dhe që kanë marrë ftesë nga trajneri italian.
Në mesin e emrave të tjerë janë Lucas Perri i Torinos dhe Wesley i Romës.
Në listë figurojnë edhe yje si Vinicius Junior, Raphinha, Endrick dhe Estevao, ndërsa Ancelotti po u jep hapësirë edhe talenteve të rinj, në kuadër të projektit për ndërtimin e Brazilit të së ardhmes.
Seleçao do ta zhvillojë miqësoren e parë kundër Japonisë më 14 nëntor, kurse më 17 nëntor do të takohet me Singaporin. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

