KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vidhet trafoja e energjisë elektrike në Sllatinë të Fushë Kosovës

Vidhet trafoja e energjisë elektrike në Sllatinë të Fushë Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes së rëndë në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Rasti ka ndodhur të hënën, ndërkaq përveç trafos raportohet se është vjedhur edhe naftë nga makineritë.

“Është raportuar se është vjedhur trafoja e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.