KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sedloski: Dyert e përfaqësueses janë të hapura, rikthimi i mundshëm i Ademit e Ristovskit

Sedloski: Dyert e përfaqësueses janë të hapura, rikthimi i mundshëm i Ademit e Ristovskit

Pas disfatës së rëndë nga Danimarka, që i dha fund ëndrrës për kualifikim në Botërorin 2026, Maqedonia e Veriut kthehet shpejt në fushë. Nesër, përfaqësuesja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Dublin ndaj Uellsit, një sfidë që pritet të shërbejë si moment reflektimi dhe rifreskimi për ekipin, njofton Telegrafi.

Në konferencën për shtyp në Dublin, përzgjedhësi Goce Sedloski theksoi se dyert e përfaqësueses mbeten të hapura për të gjithë, duke dhënë sinjale të qarta për ndryshime dhe risi në skuadër, sidomos para sfidave që e presin ekipin në Ligën e Kombeve nga muaji shtator.

Ai u ndal edhe te situata e disa futbollistëve dhe mënyra e tërheqjes së tyre nga përfaqësuesja, duke theksuar se askush nuk duhet të luajë për individë, por për shtetin.

“Kam biseduar si me Stefan Ristovskin, ashtu edhe me Arijan Ademin për të ardhmen. Dyert e përfaqësueses nuk janë të mbyllura për askënd, kështu që nga muaji qershor priten risi dhe freskime në ekipin e përfaqësueses për gjithçka që na pret në Ligën e Kombeve.

Kush nuk dëshiron të luajë për Maqedoninë, nuk mund ta detyrojmë. Sepse secili duhet ta dijë se nuk luan për mua apo për dikë tjetër, por për Maqedoninë. Po ashtu, askush nuk duhet të presë të jetë titullar në çdo ndeshje. Do ta përsëris se vendi në formacionin e parë apo minutat nuk janë të rezervuara për askënd”, deklaroi Sedloski.

Ndërkohë, ai la të hapur mundësinë e rikthimit në përfaqësuese të Arijan Ademit, duke sinjalizuar se përvoja e tij mund të jetë e rëndësishme në periudhën që vjen.
kujtomë se ndeshja Uellsi – Maqedonia e Veriut luhet në stadiumin “Aviva Stadium” në Dublin, duke nisur nga ora 20:45. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.