Partia opozitare maqedonase LSDM, në një njoftim për media thotë se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i radhës ku do të vendosen emigrantët, pas Shqipërisë dhe Kosovës.
Nga LSDM thonë se “nuk është vetëm media britanike, por shumë media botërore kanë publikuar analiza dhe informacione mbi planin për “qendrat e kthimit për migrantët” nga Britania dhe vendet e tjera në Ballkan”.
“Kosova u bë vendi i parë që pranoi migrantët e refuzuar nga Britania. Shqipëria gjithashtu pranoi të ndërtojë qendra pritjeje për migrantët nga Italia. 5 ditë më parë, “Deutsche Welle” raportoi se 40 migrantë ishin sjellë tashmë me anije luftarake në qendrat në Shqipëri. Ja sa shpejt po zhvillohen gjërat. “Migrantët duhet të qëndrojnë në një kamp në Shqipëri derisa të deportohen”, thuhet në tekstin e Deutsche Welle””, thonë nga LSDM.
Nga LSDM gjithashtu pretendojnë se Qeveria ka rënë dakord për 20,000 paund për migrant, si dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës, veçanërisht në ndërtim, si dhe vendosja afatgjatë në vendin tonë.
“Kjo është e vërteta! A po gënjen media botërore? A po gënjen LSDM? Kush po gënjen? Qeveria e Mickoskit. Qeveria nuk ka para, tashmë i mungojnë 1 miliard euro, padyshim që duan të marrin një kredi prej 6 miliardë eurosh dhe në këmbim të sjellin migrantë. Qytetarët janë kundër këtyre politikave antikombëtare dhe antishtetërore të OBRM-PDUKM-së dhe i thonë JO migrantëve, JO rrezikimit të sigurisë së shtetit”, thonë nga LSDM.
LEXO:
- Goli me devijim i McGinn i jep fitoren Skocisë
- Fjalët e Ancelottit pasi Brazili dështoi ta fitojë ndeshjen hapëse
- Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
- “Të zbresim me këmbë në tokë dhe të marrim përgjegjësi” – Xhaka i ashpër pas barazimit me Katarin
- Përgjigjet Brazili, Vinicius Junior realizon një supergol në një spektakël të vërtetë botërori
- Zbulohen trajnerët më të paguar në Kupën e Botës 2026
- Ish-burri i Fjolla Morinës, Fisniku vazhdon të shijojë romancën e re, por ende fsheh identitetin e partneres misterioze
- Euronews: Protesta përplas Shqipërinë me Iranin
