KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla: LVV nuk e mbështeti Rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë

Sveçla: LVV nuk e mbështeti Rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kjo parti nuk e ka mbështetur Rregulloren e re për parkingjet në kryeqytet.

Përmes një reagimi në Facebook, Sveçla ka shprehur rezervat e LVV-së lidhur me ndryshimet e parapara në këtë rregullore, duke thënë se nuk janë të bindur se ajo do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve.

Sipas tij, rritja e tarifave për parking nuk nënkupton domosdoshmërisht më shumë rregull, më shumë parkingje apo mundësi shtesë për banorët.

Ai ka theksuar se propozimet e subjektit të tij politik nuk janë marrë parasysh nga ekzekutivi i Prishtinës, prandaj rregullorja nuk e ka marrë mbështetjen e tyre.

“ Mbetet të shihet nëse dokumenti do t’i kalojë filtrat e ligjshmërisë dhe do të hyjë në fuqi. Kemi rezerva serioze edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Sveçla.

Kujtojmë se Rregullorja e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime në menaxhimin e parkingjeve publike dhe tarifat për parkim në kryeqytet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.