KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndërprerje e përkohshme e ujit në rrugët “Driton Islami” dhe “Brahim Ademi” të Ferizajt për shkak të punimeve në rrjet

Ndërprerje e përkohshme e ujit në rrugët “Driton Islami” dhe “Brahim Ademi” të Ferizajt për shkak të punimeve në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa zona.

Sipas njoftimit, pa ujë do të mbesin rrugët “Driton Islami” dhe “Brahim Ademi”, për shkak të punimeve që po realizohen në gypin furnizues të këtyre dy rrugëve.

Nga kompania është bërë e ditur se ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe janë duke punuar në sanimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë deri në orën 15:00.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve, deri në normalizimin e gjendjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.