KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë i bashkohen tre specialistë të rinj

Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë i bashkohen tre specialistë të rinj

Spitali i Përgjithshëm Spitali Isa Grezda ka njoftuar për zgjerimin e kapaciteteve profesionale, përmes angazhimit të tre specialistëve të rinj në fusha të ndryshme mjekësore.

Sipas njoftimit, ekipit të këtij institucioni i janë bashkuar një specialist i emergjencës, një specialist i urologjisë dhe një specialist i hematologjisë, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Nga spitali është theksuar se ky zhvillim përbën një hap konkret drejt përmirësimit të qasjes së pacientëve në trajtime specialistike, duke ofruar më shumë shërbime brenda institucionit.

Po ashtu, është bërë e ditur se përforcimi i stafit pritet të ndikojë edhe në uljen e kohës së pritjes dhe në rritjen e cilësisë së kujdesit për pacientët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.