KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gucati kritikon qeverinë dhe Kuvendin: Ministrat anti-UÇK dhe ekspozitat që shtrembërojnë historinë

Gucati kritikon qeverinë dhe Kuvendin: Ministrat anti-UÇK dhe ekspozitat që shtrembërojnë historinë

Me pankartat “E vërteta e luftës nuk tjetërsohet”, “Respekt për viktimat, jo manipulim”, ka nisur protesta e OVL-UÇK-së sot para objektit të Kuvendit të Kosovës kundër ekspozitës që ishte shfaqur në sheshet e Prishtinës, nga ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, në të cilën ka pasur gabime dhe të pavërteta ndaj krimeve të serbëve.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, megjithëse mban flamurin kombëtar, brenda kabinetit të tij ka të punësuar një person që sipas tij ka tentuar të degradonte luftën e UÇK-së, Shkëlzen Gashi.

telegrafi.com

“Kryeministri mban simbolin e flamurit kombëtar, por për këshilltar ka një person që ka tentuar të degradonte luftën e UÇK-së, dhe ky është Shkëlzen Gashi. Degradimi i kësaj qeverie shprehet edhe përmes faktit që brenda saj ka ministra anti-UÇK”, ka theksuar Gucati.

Ai gjithashtu ka kritikuar Kuvendin e Kosovës, duke thënë se institucioni më i lartë i vendit, në vend që të nxjerrë ligje për të përkujtuar dhe mbrojtur luftën e UÇK-së, po e fyen atë dhe po organizon ekspozita që shtrembërojnë historinë reale të luftës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.