KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Spanja mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët e përfshirë në luftën e Iranit

Spanja mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët e përfshirë në luftën e Iranit

Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët e përfshirë në luftën e Iranit.

Kjo sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përfshin ndalimin e përdorimit të bazave ushtarake Rota dhe Moron, të cilat strehojnë forcat amerikane në Spanjë.

Ndalimi më parë shkaktoi një përplasje midis udhëheqësve të Spanjës dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Siç raportohet, masa shtrihet deri në ndalimin e fluturakeve të lidhur me luftën nga fluturimi mbi hapësirën ajrore spanjolle – kështu që, për shembull, kjo mund të përfshijë fluturime ushtarake amerikane që ngrihen nga Mbretëria e Bashkuar ose Franca.

Gazeta spanjolle El Pais raportoi gjithashtu për zhvillimin, duke cituar burime ushtarake.

Si pasojë, vendimi spanjoll detyron aeroplanët ushtarakë amerikanë të anashkalojnë Spanjën gjatë rrugës për në Lindjen e Mesme.

“Ky vendim është pjesë e vendimit të marrë tashmë nga qeveria spanjolle për të mos marrë pjesë ose kontribuar në një luftë që u iniciua në mënyrë të njëanshme dhe kundër ligjit ndërkombëtar”, tha ministri i ekonomisë Carlos Cuerpo gjatë një interviste me radion Cadena Ser.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka qenë një nga kundërshtarët më të zëshëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i përshkruar ato si të pamatura dhe të paligjshme.

Në anën tjetër, Trump ka kërcënuar të ndërpresë tregtinë me Madridin për shkak se nuk i japin SHBA-së mundësinë të përdorë bazat e Spanjës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.