KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: Zyrtarisht u anulua Korridori 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë

BDI: Zyrtarisht u anulua Korridori 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë

Nga Bashkimi Demokratik shprehen se tashmë zyrtarisht u anulua Korridori 8, segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Ata theksojnë se për një muaj kanë ngritur këtë çështje, kurse pushteti i ka cilësuar këto si shpifje, ndërsa, siç thonë nga BDI, doli e vërteta në shesh.

“Edhe një projekt i anuluar, edhe një e drejtë e mohuar nga kjo qeveri. Një gjë u premtojmë, do të mbani përgjegjësi”, thonë nga BDI.

Për anulimin e Korridorit 8 në Strugë, u shpreh deputeti nga Struga, Bekim Qoku, i cili mbrojti Qeverinë duke thënë se fakti që ka arritur kjo rrugë deri këtu, është një arritje e jashtëzakonshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.