Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Nikol Projko, ishte e ftuar ditën e sotme (e diel) në Fan Club, ku ka folur për raportin e saj me të ëmën.
E pyetur nga moderatorja Kiara Tito, ndërsa e ka parë letrën që e ëma e ka dërguar, Nikol është shprehur se e ka dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, por nuk e ka parë pasi ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve nga Vëllai i Madh.
Ndërsa është shprehur se nuk ka për t’i thënë asgjë të ëmës, gjithashtu ajo shtoi që do i japë kohë vetes nëse do ketë një takim me të.
Foto: YouTube
“Kam dëgjuar vetëm një pjesë të letrës nuk e kam parë fare në ekran letrën se ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve dhe kjo ka qenë e papritur për mua”, tha ajo.
“Ajo që unë kam treguar edhe brenda shtëpisë të Big Brother, edhe vendos ta mbaj me aq sa jam shprehur në Big Brother, edhe për pjesën e letrës duhet ta analizoj më shumë. Unë e kam falur, edhe për të komunikim do e zgjidh me veten, do i jap vetes time kohë, edhe më pas do e vendos. Unë s’kam asgjë për t’i thënë”, shtoi mes tjerash.
Nëna ndërkohë e kishte lënë ish-konkurrenten që në moshën tetëvjeçare.
Në letër nuk sqaroi më shumë pasi theksoi se kjo çështje është vetëm mes tyre. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com