Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, po vazhdon të shkëlqejë në skenën e Kupës së Botës, duke arritur në 12 gola në vetëm 14 ndeshje – një statistikë që e vendos shumë pranë rekordit historik të Miroslav Klose, i cili ka realizuar 16 gola në 24 paraqitje.
Kapiteni i Francës mbetet i përqendruar pavarësisht mundësisë për të hyrë në histori. Në një intervistë për “FOX Deportes”, Mbappe e përshkroi mundësinë për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës si diçka “absolutisht surreale”, duke pranuar se është e vështirë ta besojë.
“Kupa e Botës është kulmi i futbollit, aty ku luajnë lojtarët më të mëdhenj në histori. Të jesh pranë një rekordi të tillë është diçka e jashtëzakonshme”.
Megjithatë, ai theksoi se objektivi kryesor mbetet suksesi me kombëtaren dhe jo arritjet personale.
“Qëllimi im është të ndihmoj ekipin dhe të arrijmë sërish në finale. Rekordet janë të bukura, por më e rëndësishme është skuadra”.
Forma e tij e jashtëzakonshme në vetëm 25-vjeç tregon qartë pse ai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. Nëse vazhdon me këtë ritëm, tejkalimi i rekordit të Klose duket një objektiv plotësisht i arritshëm gjatë këtij Botërori./Telegrafi/