Mbrëmë, Ministria e Jashtme e Iranit dënoi sulmet ajrore ndaj dy prej universiteteve kryesore të vendit.
Sot, Garda Revolucionare ka paralajmëruar se nuk do të durojë sulme ndaj institucioneve të vendit dhe do t’i konsiderojë universitetet izraelite dhe degët e universiteteve amerikane në rajon si “objektiva legjitime”.
Grupi citohet në median shtetërore të ketë thënë: “Nëse qeveria amerikane dëshiron që universitetet e saj në rajon të kursehen, ajo duhet të dënojë bombardimin e universiteteve iraniane”.
Ata gjithashtu kërkojnë që SHBA ta ndalojë Izraelin nga sulmet ndaj universiteteve dhe qendrave kërkimore iraniane, të cilat janë sulmuar ditët e fundit.
Ndryshe, kjo është hera e parë që Irani ka kërcënuar të sulmojë universitetet izraelite dhe amerikane.
Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një pushtim tokësor të Iranit, sipas Washington Post.
Pentagoni po përgatitet për javë të tëra me trupa në terren, sipas WP, duke cituar zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti. /Telegrafi/