Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka deklaruar se Manchester City duhet të ndëshkohet dhe se duhet të jepet shembull me dënimin ndaj tyre.
“Unë e kam pranuar faktin që nuk e kam fituar kurrë Premier Ligën dhe nuk do të pranoja medaljen e tyre”, tha Gerrardi për The Overlap.
Ai theksoi se çështja nuk ka të bëjë vetëm me të apo me Liverpoolin, por edhe me kujtimet që mund t’u jenë marrë klubeve të tjera.
“Po tifozët e Tottenhamit, Unitedit, Evertonit dhe ekipeve të tjera? Po kujtimet që mund t’u jenë vjedhur?” pyeti ai.
Burimi: klankosova.tv ↗

