KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arrihet marrëveshja mes dy klubeve, Arbër Hoxha pritet t’i bashkohet gjigantit polak

Arrihet marrëveshja mes dy klubeve, Arbër Hoxha pritet t’i bashkohet gjigantit polak

Sulmuesi anësor i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha është në bisedime të avancuara për t’u transferuar te skuadra e famshme polake Widzew Lodz.

Sipas raportimeve, tashmë është arritur një marrëveshje paraprake me mes dy skuadrave lidhur me transferimin, si dhe janë dakorduar edhe kushtet e kontratës personale të lojtarit.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm nëse Widzew Lodz mbetet në Ekstraklasa (elita e futbollit polak), ndërsa do të anulohet në rast se skuadra bie nga liga.

Hoxha, i cili numëron 22 paraqitje dhe dy gola me Kombëtaren e Shqipërisë, iu bashkua skuadrës kroate nga Slaven Belupo në dimrin e vitit 2024 dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Në sezonin aktual 2025/2026 të SuperSport HNL, ai ka regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime në 24 paraqitje.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale në treg është 2.5 milionë euro, kurse ka qenë i lidhur me transferimin te klube si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Hull City./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.