KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Rita Ora paralajmëron verën me muzikë të re dhe performanca të papritura

Rita Ora paralajmëron verën me muzikë të re dhe performanca të papritura

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, po përgatitet për një verë plot energji dhe surpriza për fansat e saj.

Ajo ka treguar se është duke punuar intensivisht në muzikë të re dhe po organizon shfaqje spontane që premtojnë shumë emocione dhe argëtim.

Rita Ora/FaceBook

Në një postim në rrjetet sociale, Rita shkroi: “Po ristrukturoj shfaqjet e verës, po krijoj muzikë të re me njerëzit që dua, po qesh, po kërcej, po argëtohem. Gjithçka po ndodh. Na ndiqni në disa shfaqje të përkohshme këtë verë. Vizitoni faqen time të internetit për të kërcyer me ne”.

Artistja e përshkruan këtë periudhë si një kohë të mbushur me gëzim, vallëzim dhe eksperimente kreative.

Njoftimi i saj ka ngjallur menjëherë interes te fansat, të cilët presin performanca të papritura në vende të ndryshme gjatë sezonit veror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.