Ish ministri i sportit të Rumanisë Edurd Novak është ankuar për përparimin e madh që ka bërë Kosova, duke e vlerësuar si të papranueshme se janë mbi kombëtaren rumune.
Kosova është vetëm një hap larg kualifikimit në Kupën e Botës, ndërsa përballë do ta ketë Turqinë midis “Fadil Vokrri”.
Në një intervistë për “prosport.ro”, Novak ka shfaqur xhelozi ndaj Kosovës, ku shtoi se “Dardanët” iu kanë dhënë leksione futbolli.
“Ne vetëm kërkojmë falje por këto kërkim falje nuk i fshehin rezultatet e dobëta për mos-kualifikim në Kupën e Botës. Për 20 vite kërkojmë falje nga tifozët dhe kjo nuk po na ndihmon”.
“Një shtet i vogël si Kosova po na jep leksione futbolli. Kjo e ka vetëm një shpjegim, kanë investuar në lojtarët e tyre”.
“Kanë besim tek ata lojtarë dhe nuk do të ishte befasi për askënd nëse i shohim ata në Kampionatin Botëror”.
Rumania u mposht nga Turqia në gjysmëfinale të play-offit, kësisoj të martën do të zhvillojë miqësore me Sllovakinë, e cila u eliminua nga Kosova.
Ndërkohë, se kush do ta sigurojë biletën që të shpie në Botëror do të mësohet midis Prishtinës këtë të martë nga ora 20:45./Telegrafi/