KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mickoski: Shqyrtojmë uljen e çmimit të akcizës dhe të marzhës për derivatet e naftës

Mickoski: Shqyrtojmë uljen e çmimit të akcizës dhe të marzhës për derivatet e naftës

Nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimit të derivateve në bursë, kryeministri thotë se hapi i ardhshëm do të jetë ulja e çmimit të akcizës dhe të marzhës. Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se si Qeveri po e ndjekin situatën dhe se do të veprojnë në kohë në bazë të nevojës. Ndërsa të njëjtën gjë e tha edhe për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, për çka u shpreh se inspektorët e tregut janë terren dhe po e ndjekin situatën.

“Kuptohet që hapi i radhës do të ishte që pas këtyre dy javëve nëse vazhdon rritja në burs, do të pasojë ulja e akcizës dhe normalisht ulja e marzhës, gjegjësisht çmimi i magazinimit, shpenzimet e transportit e kështu me radhë…Tridhjetë ekipe të Inspektoratit të Tregut janë në terren, po vizitojnë lloje të ndryshme të marketeve, po shohin shpenzimet dhe në bazë të atyre shpenzimeve do të sjellim strategji dhe politikë. Aty ku do të shohim veprim jo tregtarësh, ne si Qeveri do të veprojmë”, tha Mickoski.

Kryeministri edhe njëherë e përmendi se vendi ynë ka çmimin më të ulët të derivateve të naftës dhe se qytetarë nga vendet e rajonit po vijnë tek ne për të blerë naftë.

Këto dy javë theksoi ai është në fuqi masa e Qeverisë për uljen e TVSH-së nga 18 në 10%. Çmimet e e reja të derivateve nga Komisioni Rregullator do të caktohen të hënën. Ndërkohë, sot sërish janë rritur çmimet e naftës bruto. Çmimet e naftës janë rritur në 108 dollar për fuçi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.