KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edhe përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Edhe përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë Vincenzo Montella i është bashkuar thirrjes së presidentit të Federatës Turke duke nënvlerësuar Kosovën para përballjes për finalen e play-offit.

“Dardanët” nënshtruan Sllovakinë në Bratislavë me rezultat 3-4 për t’u kualifikuar në finale, ku do të përballen me Turqinë që kanë marrë fitore 1-0 ndaj Rumanisë.

Pas triumfit, Montella ishte i qartë se nuk ka rëndësi se me kë përballet Turqia pasi është i sigurt se do ta sigurojnë biletën për në Botëror.

“Sllovakia ose Kosova, nuk ka rëndësi kundërshtari. Secili kundërshtar ka lojë të ndryshme, e dimë këtë. Po përgatitemi për mrekulli, jam i kënaqur me paraqitjen në përgjithësi”.

“Lojtarët tanë janë të matur. Me kundërshtar si Rumania luan me distancë të hapur por nuk e bëmë këtë, luajtëm me maturi dhe fituam. Do ta luajmë finalen por nuk ka rëndësi kundërshtari”.

Ndërkohë, të ngjashme kanë qenë deklaratat edhe të Kenan Yildiz si dhe presidentit të Federatës Turke, të cilët e kanë vlerësuar Turqinë si favorit i padiskutueshëm ndaj “Dardanëve”.

Kujtojmë, finalja e madhe e play-offit të Botërorit do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” midis Prishtinës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.