Në Dragodan, një nga lagjet që vazhdon të mbetet ndër më të kërkuarat për banim në Prishtinë, ofrohet për shitje një banesë me sipërfaqe 78m², e pozicionuar në Rrugën “Ferid Curri”, në kompleksin Oda, ndërtim nga MAB Project, afër Hotel Ador.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës. Hapësira e brendshme përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon, duke ofruar një organizim të përshtatshëm për jetesë të përditshme.
Ngrohja është e mundësuar me energji elektrike, ndërsa ndërtesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim për banorët.
Dragodani njihet për pozitën e tij të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet, si dhe për ambientin më të qetë dhe gjelbërimin që e karakterizon. Në të njëjtën kohë, kjo zonë mbetet shumë afër qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje të përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 2 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Dokumentacioni me Avokat
- Orientimi: Perëndim, Jug
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Ashensor
- Vendparkim
- TV
Kontakti:
Agjenti: Qëndresa Balaj
Emaili: qendresa.balaj@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444
Kliko këtu për më shumë detaje:







