Gjatë gërmimeve të realizuara nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse në Rahovec, janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë mbetjet dyshohet të jenë të një individi që figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës 1998–1999.
Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa procedurat tjera lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/