KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Alibaba njofton: Është krijuar një çip i ri AI për agjentë

Alibaba njofton: Është krijuar një çip i ri AI për agjentë

Kompania kineze, Alibaba ka prezantuar një çip të ri për inteligjencë artificiale (AI), i projektuar posaçërisht për përdorim me sisteme të ashtuquajtura “agjentë AI”.

Bëhet fjalë për një procesor të gjeneratës së re, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm performancën në detyra komplekse të inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Ky zhvillim është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të qëndruar konkurruese në garën globale për teknologjitë më të avancuara AI.

Sipas raportimeve, çipi i ri është pjesë e strategjisë më të gjerë të Alibabas për të zhvilluar sisteme të avancuara që mund të kryejnë detyra në mënyrë autonome (agjentë AI), duke reduktuar nevojën për ndërhyrje njerëzore.

Ky hap vjen në një kohë kur kompanitë teknologjike në mbarë botën po investojnë fuqishëm në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe në krijimin e harduerit të specializuar për ta mbështetur atë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.