KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

​Azemi i LDK-së kërkon dorëheqjen e bordit të ZRRE-së: Energjia elektrike po paguhet më shtrenjtë natën

​Azemi i LDK-së kërkon dorëheqjen e bordit të ZRRE-së: Energjia elektrike po paguhet më shtrenjtë natën

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, pas një hulumtimi për energjinë elektrike në Prishtinë dhe Ferizaj tha se 87 përqind e njehsorëve elektrik nuk përkojnë me kohën reale dhe me të shtrenjtën.

Në një konferencë për media, Azemi tha se qytetarët e Kosovës janë mashtruar nga ZRRE-ja për konsum të energjisë në mbrëmje, kinse kursehet energji dhe para.

“Nga verifikimi në terren i 884 njehsorëve, rezulton se 87% e tyre e masin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë konsumimit në orët e natës, kur tarifa është me të lirën. Krejt kjo si rezultat i dështimit të Qeverisë dhe ZREE-së për ta monitoruar sistemin e llogaritjes së kohës në njehsorët e energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Azemi tha se përderisa Qeveria i fton qytetarët që ta kursejnë energjinë përmes tarifave të ulëta, ajo po i mashtron ata duke i detyruar të paguajnë me tarifë të shtrenjtë.

Gjatë kësaj konference, Azemi paraqiti kërkesat e LDK-së:

– Hetim i pavarur dhe auditim i plotë i sistemit të faturimit të KESCO

– Dorëheqje e bordit të ZRRE-së

– Kompensim në mënyrë retroaktive për çdo qytetar të dëmtuar

– Ndërprerje të çdo procesi të shqyrtimit për rritje të tarifave të energjisë elektrike

– Hetim nga Prokuroria për përgjegjësi penale

Azemi i bëri thirrje qytetarëve që të kontrollojnë njehsorët nëpër shtëpitë e tyre si dhe të mos heshtin, duke kërkuar kompensim dhe llogari nga institucionet për këtë skemë mashtrimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.