Kryeministri Hristijan Mickoski, në një intervistë në TV Alfa, theksoi se RMV është nga vendet e para në Evropë që zbaton ulje të taksave për karburantet, duke shtuar se nuk duhet harruar që kjo qeveri kthen 2.5 miliardë euro borxhe të vjetra të qeverive të kaluara.
“Përpiqem që, në bazë të atyre informacioneve të cilat i kam dhe i marr nga ana e institucioneve, t’i parashikoj sfidat dhe me propozimet e mia të dal para kolegëve në Qeveri për të debatuar dhe për të nxjerrë zgjidhje, dhe ato zgjidhje duhet të jenë në drejtim të lehtësimit të jetës së qytetarëve në kushte krize, e jo me futjen e panikut apo paranojës shtesë t’ua bëjmë jetën që edhe ashtu është e vështirë, akoma më të vështirë”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se nuk ka nevojë të bëhet estradë në një situatë të tillë, por duhet që qeveria ta kryejë punën e saj, t’i parashikojë sfidat dhe të nxjerrë zgjidhje.
“Ne si qeveria e vetme në rajon dhe një nga të rrallat dy ose tri në Evropë, ndërmorëm një hap që është drejtpërdrejt nga buxheti me uljen e TVSH-së, një hap të fortë edhe pse para kësaj ishim të vetëdijshëm se kjo do të ketë në përgjithësi implikime fiskale që mbase do të na jenë barrë. Por, kjo nuk është sfida e vetme me të cilën ne po ballafaqohemi këtë vit. Ne si qeveri duhet të kthejmë 2.5 miliardë euro borxhe të vjetra që i kanë bërë qeveritë paraprake. Kemi marrëveshje kolektive që duhet t’i zbatojmë për kolegët tanë që marrin të ardhura nga qeveria ose institucionet qeveritare, që do të thotë rritje e pagave. Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar se në janar përsëri patëm një rritje prej gati 9% të pagave krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Pra, pagat vazhdojnë të rriten, megjithëse kishte histeri nga opozita se pagat nuk po rriteshin. Kemi krizën në Gjirin Persik, kemi këto masa fiskale që nënkuptojnë drejtpërdrejt një ulje të çmimit të karburantit”, theksoi kryeministri Mickoski.
“Të gjitha këto janë sfida serioze me të cilat ne po ballafaqohemi, nga ana tjetër presionet për ndryshimin e Kushtetutës, nga ana tjetër rreziqet e sigurisë të cilat duhet t’i parashikojmë dhe të bëjmë kujdes. Kështu që e gjithë kjo si temë duhet të mbizotërohet, të supozohet, të parashikohet dhe të ofrohen zgjidhje”, deklaroi kryeministri Mickoski.
LEXO:
- Ndalohet për kontroll një veturë Lamborghini në Ferizaj, sekuestrohet një armë
- Vdes Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë
- Çerdhja e re në fshatin Carralevë të Ferizajit në fazën e përfundimit
- Alarm para Angli – Norvegji, viruset godasin të dyja kombëtaret para çerekfinales së Botërorit
- Paralajmëron komuna e Fushë Kosovës: Nga 10 korriku do të ndërmerren masa për ata që hedhin mbeturina
- Një 14-vjeçare nga Kavadari ka humbur jetën pasi ra nga luhatësja në një park të Gostivarit
- IKD: Projektligji për Byronë kërkon rishikim për të garantuar pavarësinë e institucionit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve
- Mbi 1 mijë 800 gjoba në trafik në Gjilan
